Policia sekuestron një armë gjuetie dhe municion

17 mars 2021 | 13:00

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në fshatin Poklek i vjetër, me urdhëresë të Gjykatës Themelore, nga njësitet policore të Drenasit, është kryer një kontroll në një shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 22 fishekë si dhe një armë (imitim e punuar nga kartoni).

May be an image of indoor

Personi i dyshuar V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka me rastin e…