Policia sekuestron një shumë parash në Pejë, dyshohet se erdhën nga Serbia
01 shtator 2023
| 16:08
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një shumë parash në Pejë të cilat dyshohen se kanë ardhur nga Serbia.
Lidhur me rastin, policia ka intervistuar disa persona.
“Lidhur me rastin, prokurori i rastit ka pranuar një informatë se nga disa persona është sjellë një shumë e parave nga Kopaoniku i Serbisë dhe janë duke u dërguar në Pejë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një shumë parash”, ka njoftuar policia.
Policia shton se personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, kurse rasti është në procedurë hetimore.