Policia sekuestron një veturë në Mitrovicën e Veriut
19 mars 2024
| 13:02
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Mitrovicën e Veriut.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se sekuestrimi i veturës me targa të Republikës së Kosovës është bërë nën dyshimet se ka qenë me dokumente të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit, rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.