Policia sekuestron thika e boksa hekuri në tregun e automjeteve në Prishtinë, intervistohen katër të dyshuar

22 dhjetor 2024 | 22:23

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tregun e automjeteve në kryeqytet ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta, shkruan Reporteri.net.

Në cilësinë e të dyshuarve, Policia ka intervistuar katër persona të dyshuar për veprën importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi, shitja e pa autorizuar armeve dhe materialeve plasëse.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Sot Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta. Në stacion policor në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi,shitja e pa autorizuar armeve dhe materialeve plasëse. Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avioni fillimisht goditi oxhakun e një ndërtese, më pas katin…