Policia serbe do të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut, Aleanca për Shqiptarët: Urime Bekim Qokut, presim prononcim nga Kurti
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq pas takimit me homologun e tij maqedonas, Pançe Toshkovski, tha se ka marrëveshje që nga muaji gusht, policët e Serbisë të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas.
Pas kësaj ka reaguar Aleanca për Shqiptarë (ASH), duke “uruar” deputetin e koalicionit “VLEN”, Bekim Qoku, për “sjelljen e policisë serbe në Ohër”, për shkak se Qoku është nga ky qytet.
Reagimi i plotë:
Urime deputetit të VV-VLEN sjelljen e policisë sërbe në Ohër! Presim prononcim nga z.Albin Kurti
Pas një fshehje dhe heshtje të çuditshme ndaj të gjitha vendimeve të Qeverisë jo legjitime, deputeti i Vetëvendosjes-VLEN, Bekim Qoku, solli diçka të “madhe” për qytetin e tij dhe shqiptarët në përgjithësi.
Falë Qeverisë dhe ndryshimit që solli ky deputet dhe koalicioni ku ai bën pjesë, pas 35 viteve policia sërbe do të patrullojë lirshëm në Ohër, me kompetenca që të reagojë ndaj qytetarëve të saj që do vizitojnë Ohrin për pushime.
Duke patur parasyshë deklaratën e ministrit Ivica Daçiç (i cili paralajmëroi edhe hyrjen e policisë), se Sërbia e njeh Kosovën si territor të vetin, kjo nënkupton se në Ohër do të kenë të drejtë të arrestojnë çdo shqiptar të Kosovës të cilin Sërbia e kërkon për luftën e vitit 1998-99.
Kërkojmë publikisht që për këtë të prononcohet edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherit kryetar i Bekim Qokut dhe mbështetës i koalicionit jolegjitim që aktualisht është pjesë e Qeverisë e cila na e riktheu Sërbinë në RMV.
pajtohet dhe a mbështet z.Kurti këtë vendim, a do ta mbajë deputetin e tij ende në këtë Qeveri dhe a e sheh këtë rast në përputhje me politikat e Qeverisë dhe partisë që i drejton?