Policia serbe ndalon komandant “Çakallën”

17 prill 2018 | 13:20

Një muaj pasi u lirua nga burgu maqedonas, Avdyl Jakupi i njohur si komandant Çakalla, mbrëmë është arrestuar nga policia serbe.

Arrestimi i tij ka ndodhur deri sa ka udhëtuar për në Austri, për të vizituar një familjar të vetin. Çakalla është arrestuar rreth orës 20:00 në mbrëmje, në një lokacion që ende nuk dihet. Ai është marrë nga policia prej autobusit me të cilin ka udhëtuar.

“Në kufi kam kaluar, kurse policia speciale më ka arrestuar pasi jemi futur thellë në Serbi. Më kanë mbajtur në një barakë rreth 8 orë rresht. Më kanë marrë në pyetje agjentë të sigurimit serb. Pasi e kanë konstatuar se për veprën për të cilën më kërkon Serbia unë tashmë e kam vuajtur burgun në Maqedoni, ishin të detyruar të më lirojnë”, ka thënë  ai për gazetën “Lajm”.

Pasi është mbajtur tetë orë në një barakë policore, ai është lënë i lirë. Nuk është maltretuar fizikisht, por është kërcënuar gjatë tërë kohës, se mund ta mbajnë në burg sa të donë.
“Pasi më liruan, më kërcënuan që të mos e paraqes rastin në mediume, nga frika se turistët dhe investitorët do të largohen nga Serbia. Më thanë se nëse i tregoj dikujt për këtë rast, do të më hakmerren përmes njerëzve të vetë në Maqedoni. Poashtu më thanë se fletarreste të njëjta ka për 220 ish ushtarë të UÇK-së dhe te UÇPMB-së.

Apeloj që politikanët shqiptarë ta ngrenë këtë rast si problem me qëllim që djemtë tanë të mos bien në grackat e policisë serbe. Tetë ish-ushtër tashmë gjenden në burgjet serbe dhe askush nuk interesohet për ta”, ka theksuar në deklaratën e tij Çakalla, duke shtuar se pasi është liruar është lënë në rrugë ku falë ndihmës së një mërgimtari nga Sllupçani ai është kthyer në Shkup.
Pasi e kanë liruar, policia serbe i ka vendosur ndalesë në pasaportë për kalim në Serbi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State fitoi 116-101 ndaj San Antonios në çerekfinalen e…