Policia serbe nuk lejon Hivzi Islamin ta vizitojë Preshevën
08 gusht 2018
| 13:55
Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK) dhe anëtari i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve, akademik Hivzi Islami, është ndaluar policia kufitare e Serbisë në vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq dhe nuk është të shkojë në Preshevë.
Ai ishte nisur me familjen për vizitë te familjarët e tij në Preshevë. Familjarët e tjerë që udhëtonin bashkë me të janë lejuar ta kalonin kufirin.
AShAK-u në një njoftim për medie ka bërë me dije se Islami deri më sot ka udhëtuar në Preshevë e Bujanovc sa herë ka pasur arsye apo dëshirë pa asnjë problem.
Ai është i lindur në Letovicë të Bujanovcit, ndërsa familjarët e tij të afërt jetojnë në Letovicë, në Bujanovc dhe Preshevë.