Policia shkon në ZRrE, Molliqaj: Po, kemi ardhur t’i pengojmë

14 shkurt 2022 | 11:55

Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka biseduar me Dardan Molliqaj, kryetarin e PSD-së, i cili me bashkëpartiakë të tjerë kanë shkuar në ZRRE për ta kërkuar vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Vendimi në fjalë nuk është publikuar ende nga ZRrE-ja, ndërsa pas konfrontimit verbal të Molliqajt dhe të tjerëve me kryesuesin e bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahun, aty ka mbërritur edhe policia.

“Ne kemi ardhur me e kërkuar publikimin e vendimit të ZRrE-së”, i ka thënë Molliqaj zyrtarit policor.

Ndërsa polici ka kërkuar që të mos pengohen anëtarët e bordit të ZRrE-së dhe të gjendet një rrugë zyrtare e komunikimit.

“Jo, na kemi ardhur me i penguar këta”, i ka thënë Molliqaj, zyrtarit policor.

Zyrtari policor më ka hyrë në zyrën ku po qëndrojnë anëtarët e bordit të ZRRE-së për të biseduar me ta.

Kjo s’i përlqeu Molliqajt. Për të, ky veprim konfirmon se Kosova nuk është vend demokratik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër është festa e të dashuruarve, Shën Valentini, një ditë…