Policia shpall në kërkim një 21-vjeçar nga Prizreni

15 gusht 2024 | 15:49

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar nga fshati Romajë e Prizrenit, i kërkuar për veprën lëndim i rëndë trupor. Personi në kërkim është Fisnik Qenaj, raporton Express.

Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e të njëjtit, që ta lajmërojnë.

Lidhur me rastin e inciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati”, thuhet në kërkesë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte paraqitja e tretë e Kosovës në një olimpiadë verore…