Policia shpërndan fletushka vetëdijësuese për parandalim të dukurive negative
Stacioni policor në Shtime, në kuadër të strategjisë së integruar të policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe policimit në bashkësi, 2021-2025, referuar planit të veprimit siç parashihet me këtë strategji, ka vazhduar me aktivitetet e tyre, duke shpërndarë fletushka vetëdijësuese në parandalim të dukurive negative në shoqëri.
Policët u shpërndanë qytetarëve fletushka vetëdijësuese si “Festo pa armë”, “Kujdes nga zjarret”, “Kujdes për veturën tuaj”, “Mos shpejto me automjet”, “Mos e përdor telefonin gjatë ngasjes”.
Qëllimi i kësaj fushate është sensibilizimi i qytetarëve, drejtuesve të automjeteve, të të gjitha kategorive, pjesëmarrës në komunikacion, me synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.
Aktiviteti u mbajt në rrugët e qytetit të Shtimes dhe ky aktivitet u vlerësua nga qytetarët.
Në njoftimin e policisë theksohet se kjo është edhe një përpjekje e policisë së këtij stacioni që të zgjojnë vëmendjen dhe të ndërgjegjësojnë qytetarët, që sezoni i verës të kalohet me më pakë incidente dhe aksidente në komunikacion.