Policia shpëton një qytetare nga ngulfatja

17 maj 2022 | 14:34

Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë, është shpëtuar nga ngulfatja një qytetare nga Vushtrria.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, kur dy zyrtarë policorë kanë vërejtur një qytetare e shtrirë në rrugë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilës iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policorë në ofrim të ndihmës së parë ka bërë që qytetares t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile.

Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetarja, ka falënderuar zyrtarët policorë për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues nga të gjitha kompanitë e sigurimeve në Kosovë, përfaqësues…