Policia shpëton shtatzënën shtëpia e së cilës u vërshua nga të reshurat
Një patrullë e policisë nga Gjakova u alarmuan herët të shtunën ishte ftuar kur një grua shtatzënë, në Gërqin të kësaj komune kërkoi ndihmë..
Ajo thirri policinë pasi kati i parë iu vërshua nga të reshurat. Pos terrenit të vështirë 4 policët me të arritur në vendngjarje pa menduar dy herë u futën në shtëpinë e vërshuar.
Shkaku i situatës me vërshime në krejt qytetin, këta nuk pritën as zjarrfikësit për intervenim.
Nënën e frikësuar me të vegjlit e dërguan më pas tek të afërmit në lagje. E me rroba të lagura thonë se qëndruan deri në fund të orarit, por krenar për ketë gjest human.
Kryefamiljari Milaim Gjuraj, që sikur të hënën edhe atë ditë po punonte si furrtar në Pejë, ishte tejet falënderues për zyrtarët policor, që siç tha ia shpëtuan krejt familjen.