
Policia shpëton të aksidentuarin në bjeshkët e Junikut
Sot, në mesditë në vendin e quajtur ‘Livadhi i madh’ në bjeshkë të Junikut, ka ndodhur një vetaksident.
I vetaksidentuari është Halil Jasiqi, zyrtar i Ministrisë së Ambientit.
Falë angazhimit të shpejt të policisë së Junikut dhe arritjes me kohë të komandantit të stacionit policor të Junikut, Rasim Syla, i aksidentuari është nxjerë nga vetura dhe është nisur për në shtëpinë e shëndetit në Junik, ku edhe i është dhënë ndihma e parë, raporton “Epoka e re”.

Ndërkaq më pas është dërguar në Spitalin e Gjakovës.
Sipas dëshmitarëve, edhe ndihma e shpejtë ka arritur deri në gjusmë të rrugës, ku i aksidentuari është marrë nga vetura e komandantit të policisë dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës.
“Epoka e re” ka kontaktuar edhe të aksidentuarin Halil Jasiqi, i cili e ka falënderuar komandantin e policisë së Junikut, Rasim Syla, i cili i ka dalë në ndihmë të aksidentuarit.
Gjithashtu Jasiqi ka falënderuar edhe ndihmën e shpejtë të Shtëpisë së Shëndetit në Junik.
Halil Jasiqi ka thënë se është jashtë rrezikut, dhe gjendja e tij shëndetësore është në permirësim e sipër.