Policia shqiptare arreston pronarin e “Memi Reisen”, u kap duke kontrabanduar barna në Morinë
Një kosovar është arrestuar nga Policia e Shqipërisë pasi është zënë duke kontrabanduar medikamente të ndryshme me vlerë rreth 15 mijë euro përmes një autobusit në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri.
Gazeta Insajderi përmes burimeve ka mësuar se i arrestuari është pronari i agjensionit turistik “Memi Reisen”, Muhamet Hajdari.
Sipas njoftimit të policisë së shtetit shqiptar, Hajdari është arrestuar në hyrje të pikës kufitare në Morinë duke tentuar të kaloj kufiri me autobusin e lindjes Prishtinë – Tiranë në të cilin kishte 15 kuti me medikamente të ndryshme me vlerë 15 mijë euro.
“Gjatë operacionit, në hyrje të PKK Morinë, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, në autobusin në pronësi të shtetasit M. H. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kuti me medikamente të ndryshme (mallra për të cilat paguhet akcizë), me vlerë 15 000 euro. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 54 vjeç, banues në Kosovë, pronar i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri”, ka njoftuar Policia.
Një 54-vjeçar, pronar i një autobusi, u arrestua nga policia në pikën kufitare të Morinës, pasi në automjetin e tij u gjetën 15 kuti me medikamente të ndryshme me vlerë 15 mijë euro, që nuk i kishte deklaruar.
54 vjeçari do të hetohet nga prokuroria e Kukësit për kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Policia e Durrësit ka publikuar edhe foto: