Policia shqiptare ndalon 40 shtetas irakianë
17 janar 2020
| 14:41
Policia e Vlorës ka ndaluar një grup relativisht të madh refugjatësh. Mësohet se rreth 40 shtetas irakianë janë kapur nga policia në Mifol pranë lumit Vjosa.
Sipas burimeve paraprake dyshohet se refugjatët do të udhëtonin drejt Italisë. Policia i ka shoqëruar në Komisariat dhe po kryen veprimet hetimore, raporton “Lapsi.al”.