Policia shqiptoi mbi 1 000 tiketa të trafikut për 24 orë

29 maj 2018 | 11:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1 095 tiketa të trafikut.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve kanë ndodhur gjithsej 40 aksidente, prej tyre një me fatalitet, 15 me të lënduar, kurse 24 aksidente të tjera kanë përfunduar pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë në vuajtje të dënimit janë dërguar katër persona, në mbajtje 15 dhe janë arrestuar 19 të tjerë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i skuadrës së Vëllaznimit, Alban Dragusha, i është kundërpërgjigjur…