Policia shqiptoi mbi 1 500 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

16 shkurt 2025 | 09:44

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë me dije se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1 590 gjoba në trafik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 17 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 29 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se ka arrestuar 18 persona, ndërkaq 16 të tjerë ka dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se Evropa ka…