Policia shqiptoi mbi 2 000 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

22 shtator 2024 | 12:06

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2292 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.

Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet, derisa kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë arrestuar 20 persona, 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, derisa 11 persona janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga…