Policia shqipton 1,137 tiketa për mosrespektim të ligjit për pandeminë
05 nëntor 2020
| 10:05
Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1,137 tiketa për mosrespektim të Ligjit për pandeminë Covid-19.
Ligji për pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19.
Ky, ligj në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.
Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.
E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë Covid-19.
Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.