Policia shqipton 2 mijë e 238 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-Covid
10 shtator 2021
| 10:33
Po vazhdon dënimi i qytetarëve të cilët nuk po e respektojnë ligjin anti-Covid.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2 mijë e 238 gjoba për mosrespektimin e këtij ligji, ndërkohë 1 mijë e 717 gjoba për trafikun.
Ndërkaq 26 persona u arrestuan dhe 14 janë dërguar në mbajtje.