Policia shton kontrollet në zbatim të masave anti-Covid
Në zbatim të planit operativ Covid-19, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, Jug, gjatë këtyre ditëve ka vazhduar me zbatimin e masave AntiCovid 19, gjithnjë në përputhje me ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19, dhe vendimet e fundit të qeverisë.
Angazhimet policore janë duke vazhduar në bashkërendim dhe koordinim me mekanizmat tjerë ndër-institucional, ku i gjithë angazhimi ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të masave.
Krahas angazhimeve në përputhje me dispozitat e parapara ligjore, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave për mbrojtjen nga pandemia, policia ka shtuar kontrollet dhe angazhimet në: qendrat tregtare, lokalet e gastronomisë, transporti publik e po ashtu edhe respektimi i masës së kufizimit të lëvizjes.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët për respektim të masave anti-Covid.
Zbatimi i Ligjit anti-Covid nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit publik.