Policia spanjolle vret një sulmues me thikë
Një burrë është vrarë në një stacion policor në Cornella de Llobregat, në jug të Barcelonës, pasi ishte i pajisur me thikë dhe ishte dëgjuar duke bërtitur në gjuhën arabe.
Sulmuesi që është raportuar të ketë qenë 29 vjeç nga Algjeria, ka hyrë në ndërtesë në orët e hershme të mëngjesit dhe është vrarë nga një anëtar i sigurimit.
Policia e Katalonisë ka thënë se sulmuesi ka shenjëstruar zyrtarët.
Sipas raportimeve ai ka bërtitur “Allabu Akbar” (Zoti është më i madhi).
Agjencia spanjolle e lajmeve “Efe”, ka shkruar se sulmuesi ka jetuar afër zonës Cornella de Llobregat dhe se ka pasur numër identifikues të të huajve.
Stacionet policore në gjithë Spanjën janë alarmuar si rezultat i këtij incidenti.
Ky sulm ka ndodhur vetëm tri ditë pas shënimit të përvjetorit të parë të sulmeve xhihadiste të vitit 2017 që kanë ndodhur në qendër në Barcelonës dhe afër Cambrils, në të cilat patën vdekur 17 persona.