![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/10/KROACI.jpg)
Policia speciale kroate niset drejt kufirit, pas përplasjes me emigrantët
24 tetor 2018
| 13:53
Mediat kroate raportojnë se konvoja të policisë speciale kroate janë nisur drejt kufirit me Bosnjën e Hercegovinën.
Urdhëri është dhënë pasi qindra emigrantë janë përleshur me policinë sot dhe kanë arritur të kalojnë në pjesën e kufirit kroat.
Konvoja të policisë speciale kroate janë parë në autostradën në Karlovac ku për pak minuta pritet të jenë në pjesën e kufirit me Bosnjën dhe do të tentojnë rikthimin prapa të emigrantëve.