Policia tatimore në Portugali bastisë shtëpinë e Iker Casillas

05 mars 2020 | 00:58

Ish-portieri i Real Madridit dhe Portos, Iker Casillas, ishte cak i bastisjeve nga organet tatimore në Portugali nën dyshimin për evazion fiskal.

Përpos tij u bastisën edhe shtëpitë e 76 lojtarëve të tjerë.

“Në mëngjes, autoritetet tatimore portugeze erdhën në shtëpinë time në Porto. Siç bënë në shtëpitë e 76 lojtarëve tjerë dhe klubeve. Unë isha plotësisht në dispozicion të tyre. Transparenca është një nga parimet e mia”, ka shkruar Casillas në Twitter.

Ish-portieri i Real Madridit dhe kandidati për postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, ka thënë se nuk është i shqetësuar në lidhje me hetimet që po bëhen ndaj tij.

Operacioni i autoriteteve portugeze është fokusuar te veprimet e marra nga lojtarë dhe zyrtarë për evitimin e pagimit të taksave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Baton Haxhiu Jetën time nuk e paramendoj pa sfida…