Policia, thirrje: Largojini veturat nga rruga “B” dhe “C”

17 mars 2020 | 10:33

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i largojnë veturat e tyre nga parkingjet përgjatë rrugës “B” dhe “C” në Prishtinë. Kjo thirrje e policisë ka ardhur pasi që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme Komuna e Prishtinës ka filluar dezinfektimin e të gjitha rrugëve në këtë lokacion.

“Njoftoheni që më datë 17.03.2020, nga ora 08:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në rrugën ‘B’ dhe rrugën ‘C’. Nëse ndonjë automjet gjendet në këtë parkng në kohën e lartcekur do të largohet dhe shpenzimet do t’i bartë pronari i mjetit. Kjo është një masë sigurie lidhur me dezinfektimin që do të bëhet lidhur me masat pas paraqitjes së virusit korona”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Japonisë, Kozo Tashima, ka…