![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/noizy-750x375.jpg)
Policia tregon arsyen pse e arrestuan Noizyn
Reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy” është arrestuar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës, prandaj është shoqëruar në stacionin “Qendra” në Prishtinë.
Ndërsa, tani zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatës po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.
“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti për Express.
Kujtojmë që, Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozikk dhe aktorit, Blerim Destani.