
Policia tregon kur nisi zjarri në lokalet te Tregu i Gjelbër
20 shkurt 2025
| 08:29
Policia jep hollësi për zjarrin që përfshiu disa lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë.
Një numër i madh i zjarrfikësve ndodhet te Tregu i Gjelbër për ta shuar zjarrin që kaploi disa lokale.
Në vendngjarje ka dalë menjëherë edhe Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, tha se zjarri dyshohet të ketë nisur sot rreth orës 05:40.
“Sot rreth orës 05:40 kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”, tha ajo.
Sipas saj, deri në këto çaste nuk raportohet për njerëz të lënduar.