Policia tregon se a do të nis nesër shqiptimi i gjobave ndaj shofereve me targa ilegale serbe

21 nëntor 2022 | 19:40

Takimi reth 8 orësh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje për targat.

Ndërsa nga nesër do të filloj shqiptimi i gjobave për qytetarët që kanë makina me ato që autoritetet në Kosovë i konsiderojnë targa ilegale serbe.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se shqiptimi i gjobave do të nis nesër pas orës pas orës 08:00.

Pesë orë bisedime asnjë marrëveshje në Bruksel – Borrell: E dhamë një propozim që e pranoi Vuçiqi por jo Kurti.

”Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të filloj zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të filloj po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites.”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Kurse, siç njofton Policia, nga 1 nëntori janë shqiptuar rreth një mijë e 740 qortime për serbët që bartnin targa ilegale.

Josep Borrell, pas takimit deklaroi se nuk është arritur asnjë zgjidhje pavarësisht bisedimeve të gjata që u zhvilluan që nga mëngjesi i sotëm. Borrell ka bërë të ditur se ua ka bërë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, por sipas tij, këtë propozim e ka refuzuar Kurti.

Borell: Do t’i informoj partnerët për sjelljen e Kosovës

Ai ka thënë se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.

“Mungesa e marrëveshjes sot nënkupton që ne duhet t’i bëjmë konkluzionet se si këto negociata po zhvillohen. Ne do t’i informojmë vendet anëtare, kolegët dhe partnerët tanë rreth sjelljeve të palëve dhe mungesën e respektit të palëve dhe më duhet ta them këtë posaçërisht për Kosovën”.

Ndërsa kreyministri Kurti tha se shpreson se BE do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të saj për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Duke theksuar “ se pas 8 orësh takime nuk kanë marrëveshje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla vjen me një analizë të ashpër pas…