Policia tregon shkakun e aksidentit në Bibaj të Ferizajt

31 korrik 2022 | 09:01

Një shofer i një kamioni ka vdekur dje si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur dje në Bibaj të Ferizajt derisa po hynte në autostradë.

Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe është rrokullisur, ka njoftuar policia në raportin e saj 24 orësh.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Fsh. Bibaj, Ferizaj 30.07.2022-09:41. Viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin,  duke hyrë në autostradën, dyshohet se  nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes  dhe është rrokullisur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vend ngjarje kanë edhe dalë njësitet përkatëse  policore, emergjenca dhe zjarrfikësit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova prej nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për…