Policia turke në kërkim të 150 ‘gulenistëve’
Policia turke të premten ka nisur bastisjet në mbarë vendin për të kapur afro 150 persona, duke përfshirë personelin ushtarak, të dyshuar për lidhje me grupin e fajësuar për grushtin e përpjekjeve të vitit 2016, kanë njoftuar mediet lokale.
Prokurorët në Stamboll, Konia dhe Ankara lëshuan urdhër-arrestet për 137 vetë si pjesë e hetimeve të ndryshme për ndjekësit e predikuesit mysliman me vendbanim në ShBA, Fethullah Gulen, kanë njoftuar agjencia e lajmeve “Anadolu” dhe transmetuesi “NTV”.
Turqia pretendon se Guleni ka urdhëruar përpjekjen e grushtit të shtetit kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan më 15 korrik 2016, një akuzë që Guleni e ka mohuar në vazhdimësi.
Bastisjet janë zhvilluar në më shumë se 30 provinca, përfshirë Ankaranë, ku prokurori publik ka lëshuar urdhër-arrest për 35 oficerë të joaktivë të marinës, duke përfshirë edhe 10 akoma në detyrë aktive.
Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar në lidhje me dyshimet se janë pjesë e organizatave të Gulenit që nga viti 2016, ndërsa mbi 100 000 janë shkarkuar ose pezulluar nga sektori publik.
Edhe pse Ankaraja është kritikuar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aleatët e saj perëndimorë mbi shkallën e goditjes, bastisjet kanë vazhduar në javët e fundit.
Zyrtarët turq kanë theksuar se operacionet janë të nevojshme për të hequr “virusin” e shkaktuar nga infiltrimi i lëvizjes së Gulenit të institucioneve kryesore turke.