Policia turke sjell “rrëfimin e të dyshuares”: Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se kreu sulmin në Stamboll

14 nëntor 2022 | 10:48

Departamenti i Policisë së Stambollit ka dalë me një deklaratë rreth sulmit me bombë të ndodhur të dielën, 13.11.2022 në rrugën Taksim Istiklal në lagjen Beyoğlu të Stambollit.

Në këtë drejtim, policia e Stambollit ka bërë të ditur se janë ekzaminuar 1200 kamera sigurie, të cilat kanë parë rrugët e gruas së dyshuar që vendosi bombën deri në vendin e ngjarjes.

“Është konstatuar se personi është larguar nga vendi i ngjarjes me taksi dhe ka shkuar në lagjen Esenler, si dhe është kryer një operacion në 21 adresa, të cilat u konstatuan se ishin në kontakt me personin në studimin fiziko-teknik”, është thënë në deklaratën e policisë së Stambollit.

Ndërsa sa i përket identitetit të të dyshuarit, është thënë se në operacionin e zhvilluar në adresën e caktuar në orën 02.50 është kapur i gjallë shtetasi sirian Ahlam Albashir, që supozohet se ka kryer aktin.

Soylu deklaroi se personi që hodhi bombën në rrugën Beyoğlu Istiklal u ndalua nga Departamenti i Policisë së Stambollit.

Autoritetet thanë se gjashtë persona u vranë dhe 81 u plagosën në shpërthimin e së dielës në “Istiklal Avenue”, një rrugë e famshme e mbushur me dyqane dhe restorante që të çon në sheshin ikonik Taksim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suad Çerkini B.I shpall te pavlefshme certifikaten e biznesit me…