Policia u bën apel qytetarëve mos të ndezin zjarre në natyrë

08 mars 2019 | 17:43

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to.

Sipas njoftimit të policisë, kohëve të fundit disa zjarrvëvenie kanë dalë jashtë kontrollit.

“Disa nga rastet e fundit të zjarrvënieve kanë dal nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në këtë njoftim është bërë me dije se policia do të hetojë të gjitha rastet dhe ndaj kryerësve të veprës penale “zjarrëvënie” do të zbatojë masa ligjore dhe kryerësit e veprave të tilla do të dënohen komfor ligjeve të aplikueshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar të…