![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/Foto-1-1130x635-1.jpeg)
Policia u gjeti 82 qese me marihuanë, arrestohen dy të rinj nga Vitia
Policia e Kosovës sot rreth orës 03:15 të mëngjesit në kuadër të zbatimit të planit operacional “Goditja 2023” në pikë të kontrollit në rrugën “Dëshmorët e kombit” në qytetin e Vitisë ka ndalur një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj, kosovar shqiptar J.I. (viti i lindjes 2004) dhe N.M. (viti i lindjes 2003) për kontrolle rutinore.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë: 82 qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, 1 peshore digjitale, 1 pako me letra mbështjellëse ‘Rizlla’ 205 euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe 3 telefon celularë”, thuhet në njoftim.
Për rastin janë njoftuar njësitet antidrogë të cilët do të merren me hetimin e këtij rasti.