Policia ua gjen mbi 50 mijë euro ta padeklaruara katër shtetasve serbë në Merdare

16 prill 2025 | 11:58

Policia e Kosovës, dje në Merdare ka kontrolluar katër udhëtarë, këmbësorë, shtetas të Serbisë.

Atyre u janë gjetur 51 mijë e 170 bankënota euro të padeklaruara.

Secili prej tyre kishin më shumë se 10 mijë euro.

“Me datën 15.04.2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollimit të hollësishëm të katër udhëtarëve, këmbësorë shtetas të Serbisë, në çantat e tyre të dorës iu janë gjetur në total 51.170 (pesëdhjetë e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë) bankënota euro të padeklaruara, ku secili nga udhëtarët kishin më shumë se 10 000 euro veç e veç. Lidhur me këtë rast veprimet e mëtejme janë ndërmarrë nga zyrtarët doganorë, me ç’rast është shqiptuar kundërvajtja doganore”, ka njoftuar policia.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë vit, Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit…