Policia ua merr patentë-shoferin 28 personave në Ferizaj

12 korrik 2021 | 11:05

Policia në Ferizaj ka bërë me dije se nga 5 korriku deri më 11 korrik, 28 personave ua kanë hequr patentë-shoferin.

Nga policia është thënë se nga 5 korriku kanë shqiptuar 1 mijë e 452 gjoba në komunikacion.

Ndërsa gjatë kësaj kohe në këtë komunë janë shkaktuar 27 aksidente në trafik, ku 12 persona janë të lënduar dhe janë shkaktuar 17 aksidente me dëme materiale.

Policia ka thënë se tani kur pritet fluks më i madh i automjeteve në rrugë do të vazhdojë me aktivitete të tilla e me masa të shtuara.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Françeska Jaçe ishte e ftuar mbrëmë në “Top Arena”…