Policia ukrainase diplomon në Kosovë për heqjen e minave

11 prill 2024 | 15:54

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë me dije se grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave ka diplomuar në një iniciativë të përbashkët me komandën evropiane të ShBA-së dhe FSK-së.

Hovenieri ka treguar se ata kanë diplomuar për heqjen e minave. “Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e komandës evropiane të ShBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera. Krenar që e dëshmojmë këtë përpjekje për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”, ka shkruar Hovenieri në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është…