
Policia ukrainase publikon pamjet e pasojave të sulmit rus mbi civilët në KRyvyi Rih
06 prill 2025
| 08:40
Oleksii Boloshytskyi, kreu i policisë në Ukrainë, ka shpërndarë pamjet e kamerave të policisë që kanë kapur momentin e pasojave të sulmit vdekjeprurës rus në qytetin Kryvyi Rih në rajonin Dnipropetrovk.
Pamjet shfaqin civilë të shtrirë në tokë si pasojë e një sulmi raketor, ku policët tentojnë të ndihmojnë banorët e asaj zone, transmeton Telegrafi.
“Menjëherë kemi arritur në vendin e ngjarjes dhe ishim dëshmitar të një ferri, qytetarë dhe fëmijë të vdekur”, shtoi BOloshytskyi.
Madje ai theksoi se rusët nuk kursyen asgjë – duke bombarduar çdo objekt civilë që nuk përbënte kërcënime për ta.
“Bombarduan ndërtesa kolektive, vetura e shkolla”, shtoi i pari i policisë ukrainase që theksoi se 18 persona humbën jetën në këtë sulm, përfshirë 9 fëmijë.