![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/FB_IMG_1653812915261.jpg)
Policia ushtarake e FSK-së dhe ajo e Shqipërisë po mbajnë kurs të përbashkët
29 maj 2022
| 10:29
Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FSK-së po mbajnë kurs të përbashkët me Policinë ushtarake të FAR të Shqipërisë.
“Për tetë javë, nga ana e instruktorëve të PU Shqiptare, nënoficerët tanë u specializuan në kursin e avancuar të policimit ushtarak, mbajtur në Rinas. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës! Së bashku gjithmonë më të fortë!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.