Policia ushtarake e FSK-së shkëmben eksperiencat me policinë ushtarake gjermane
23 maj 2022
| 14:14
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se policia jonë ushtarake shkëmben eksperiencat me policinë ushtarake gjermane.
“Bashkëpunimi i ngushtë në mes forcave tona me forcat gjermane vazhdoi edhe në nivel të policimit ushtarak”.
“Pas miratimit të Ligjit për Policinë Ushtarake, vazhdojmë në avancimin e kësaj komponente shumë të rëndësishme të forcave tona edhe në bashkëpunim me forcat partnere. Bashkë me forcat partnere vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.