Policia ushtarake e FSK-së trajnohet nga karabinierët italianë
27 qershor 2022
| 15:33
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar kursin “Trajnimi i Trajnerëve-Kontrolli i Trazirave dhe Turmave (CRC)” të mbajtur në Regjimentin e 13-të të Korpusit të Karabinierëve në Gorizia, Itali.
Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se trajnimi është realizuar në kuadër të bashkëpunimit ushtarak bilateral në mes të forcave të dy vendeve, i cili po intensifikohet vazhdimisht.
“Falënderim dhe mirënjohje e lartë për forcat partnere italiane”, ka shkruar ai.