Policia vazhdon kontrollet me dron

14 qershor 2021 | 13:36

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion.

Sot në rajonin e Ferizajt, ndryshe nga herët tjera, Njësia Rajonale e Komunikacionit rrugor ka nisur kontrollimin e komunikacionit edhe përmes dronit të policisë.

May be an image of one or more people and outdoors

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë informata (foto dhe sekuenca), në adresat tona elektronike të policisë. (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë)”, është bërë me dije në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë…