Policia vazhdon kontrollet për respektimin e masave anti-Covid

15 maj 2021 | 22:57

Policia e Kosovës me njësitet e saja po vazhdon angazhimet në terren, në përpjekje për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

“Përmes reapektimit të masave, mbajtjes së higjienës, mbajtjes së distancës fizike dhe bartjes së maskës, ndikojmë së bashku në parandalim të përhapjes së pandemisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të shtunën se janë shënuar edhe tri viktima nga Covid-19.

Rastet e vdekjes janë nga Prizreni, Skenderaj dhe Suhareka.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 40 raste të reja me koronavirus pas testimit të 2.135 mostrave.

Shifra prej 40 i bie që 1.8 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Nga sëmundja Covid-19 janë shëruar edhe 358 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.165.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106.843, i viktimave në 2.223 dhe i të shëruarve në 99.455.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 12 Maj 2021, u bënë 13 vjet…