Policia vazhdon me angazhime për parandalimin e kontrabadimit me mallëra

11 korrik 2022 | 10:32

Më 10 korrik, rreth orës 20:15, Policia kufitare e Kosovës gjatë një pike kontrolli në Zupç ka hasur në një automjet kombi VW transporter, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, ku pas kontrollit në automjet janë gjetur rreth 16 thasë të mëdhenjë me tapeta muri të ndryshme.

“Për këtë mall të transportuar i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument. Janë njoftuar njësitet relevante policore dhe malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donika Dabishevci Në nji vend ku ma shumë ta vlerësojnë…