Policia vazhdon në zbatim të masave kundër Covidit
Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle, me ç’rast janë inspektuar 34 lokale të gastronomisë.
Në suaza të autorizimeve për moszbatim të masave kundër Covid-19, gjatë inspektimit policia në Vushtrri në dy lokacione kanë iniciuar dy raste ku pronarët e lokaleve të gastronomisë nuk kanë zbatuar masat ndaj të cilëve, inspektorët e AUV-ës, me vendim u kishte ndërprerë (mbyllur) veprimtarinë për 30 ditë.
Lidhur me rastet, në cilësi të të dyshuarve janë shoqëruar për intervistim dy persona-pronarë të lokaleve të gastronomisë, ndaj tyre për mosrespektim të masave janë iniciuar raste për veprën penale ‘Heqje apo dëmtim i vulave zyrtare ose shenjave”.
Policia, apelon te të gjithë qytetarët, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë Covid-19.