Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen
23 janar 2023
| 11:22
Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
“Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.