Policia vetëm dje shqiptoi 260 gjoba në Ferizaj
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një aksion në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtij aksioni, policia rajonale e Ferizajt dje (e mërkurë) ka shqiptuar 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacionin rrugor.
Njoftimi i policisë:
Llojet e kundërvajtjeve:
Mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar, 95 gjoba
Parkingje të parregullta, 49 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 30 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 6 gjoba
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 4 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 4 gjoba
Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 3 gjoba
Kalimi i afatit të regjistrimit të automjeteve, 3 gjoba
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 66 gjoba
Heqje e patentë shoferit, 5 shoferëve.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.