Policia zbardh krimin e rëndë në Durrës, tre fëmijët vranë dhe groposën babain e tyre! Armën e shkrepi djali i madh

23 shkurt 2024 | 18:45

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasje së 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Shënvlash të Durrësit.

Në pranga janë vënë tre fëmijët e 50-vjeçarit të ndjerë, dy djemtë 25 dhe 21-vjeç dhe vajza 19-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 10 shkurt, kur djali i madh i familjes, Hysen Meta ka ekzekutuar me pistoletë babain e tij brenda një dhome në banesë. Më pas, së bashku me 19-vjeçaren Hygerta Meta dhe djalin tjetër Amarildo Meta kanë mbështjellë trupin me plasmas dhe e kanë groposur në oborrin e banesës.

Dyshohet se 50-vjeçari është qëlluar me pistoletën që vetë ai mbante pa leje.

Drejotri i Policisë së Durrësit Skënder Hitaj tha se të tre fëmijët e kanë pranuar krimin e rëndë duke treguar edhe shkakun, konfliktet e ndryshme familjare që kishin me të atin.

Përmes një deklarate për shtyp, Hitaj theksoi se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr. Megjithëse ekzekutori ishte i vëllai, vajza fillimisht ka marrë përsipër krimin për faktin se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare dhe nxitja e babait që ajo të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

Hitaj: U gjet dhe pistoleta model 54 në një zonë moçalore të quajtur Vaska, pranë banesës së tyre. Nga veprimet hetimore rezulton se djali i familjes ka kryer qitjen dhe ka qenë ekzekutori i ngjarjes së rëndë. 19-vjeçarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje dhe motivi i vrasjes ka qenë se kjo dhe familjarë të tjerë kanë pasur debate me të atin për shkak të nxitjes së babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

Kush ishte iniciator që u zbulua se nga i humbur ka qenë një vrasje?

Hitaj: Në momentin që kemi marrë këtë kallëzim kemi pasur dyshimet tona. Informacionet tona që morëm në zonë na tregoi se nuk ishte një humbje apo zhdukje, por diçka më tepër. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por një zjarr të menduar nga dy fëmijët e tij.

A ka të implikuar të tjerë në këtë ngjarje?

Hitaj: Me hetimet do të zbulojmë rrethanat.

A ka pasur të tjerë të pranishëm në momentin e kryerjes së krimit?

Hitaj: Nëse do të kishte do të ishin arrestuar edhe ata.

E ka pranuar ekzekutori akuzën?

Hitaj: Po, e ka pranuar. Është bërë sqarimi i ngjarjes. Motra fillimisht mori përsipër akuzat pasi ishte bërë për të.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë…