Policia zbaton planin “Gastronomia”, shqipton gjoba për dhjetëra lokale të gastronomisë dhe klube të natës

09 gusht 2021 | 14:44

Në zbatim të vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, për dy ditë radhazi, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, inspektorët e komunës së Ferizajt, e mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka realizuar planin operativ “Gastronomia”, në zbatim të masave Covid-19.

Në zbatim të këtij plani, janë kontrolluar dhjetëra lokale të gastronomisë dhe klube të natës në Ferizaj.

“Angazhimet policore janë duke vazhduar në bashkërendim dhe koordinim edhe me mekanizmat tjerë ndërinstitucional, ku i gjithë ky angazhim ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të këtyre masave. Policia, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave, do të shtojë kontrollet në lokalet e gastronomisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës, duke theksuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarët, pronarët e lokaleve që në masë të madhe po i respektojnë këto masa. Gjithashtu apelon për respektimin e këtyre masave nga të gjithë, në të mirë të shëndetit publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kërkesës së kryetarit të Kukësit, Safet Gjici, forcat ushtarake…