Policia zbulon mbi 20 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë

15 korrik 2020 | 11:42

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë personave të dyshuar, që ndërlidhen me rastin e veprave penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike (Neni 267) dhe Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve (Neni – 366)”.

Përmes një njoftimi për medie, policia ka treguar se pas pranimit të informatave në lidhje me rastet e lartcekura, ka zhvilluar një hetim intensiv dy mujor, me ç’rast më 14.07.2020 në Prishtinë ka realizuar një operacion policor gjatë të cilit njësia e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik  ka ndaluar tri vetura të dyshuara në të cilat janë hasur pesë persona të dyshuar.

“Gjatë realizimit të kontrollimit të personave dhe veturave të dyshuara, në një nga veturat e ndaluara është gjetur një sasi e narkotikëve të llojit ‘marihuanë’ me peshë të përgjithshme prej 13 kg e 800 gramë, së bashku me mbështjellës. Në lidhje me rastin, pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të tij është realizuar edhe një kontroll i lokacioneve të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar për fshehje të substancave narkotike. Gjatë realizimit të këtij kontrolli tek të dyshuarit janë gjetur: 5 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 6 kg e 206 gramë. 3 peshore elektronike, qese për paketim të substancës narkotike, folje alumini, një palë doreza, një armë zjarri, një karikator. tre fishekë, 11 paktime dhe një cigare të mbushura me substancë të llojit marihuanë me peshë 25.1 gram, 7 540 euro”, është thënë në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve të tyre dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në qendër të mbajtjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një udhëtim drejt Indisë gjatë kësaj periudhe mund të mos…