Policia zhvillon aksion kundër trafikimit me armë

25 mars 2021 | 11:02

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion për parandalimin e trafikimit me armë në disa komuna të Kosovës.

Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, sipas policisë po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

Pas përfundimit të operacionit, thuhet se do të jepen informacione shtesë.

Policia e Kosovës të mërkurën) ka kryer një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar.

Prokurorja speciale, Habibe Salihu, ka bërë të ditur se janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë arrestuar 9 persona, derisa tre persona të tjerë ishin arrestuar në muajin tetor të vitit 2020.

Personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer vepra penale të krimit të organizuar, falsifikim të dokumenteve dhe trafikim të njerëzve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav…